EVENTET E

ARDHSHME

ASAMBLEJA E PËRGJITHSHME VUSH

7-9 Tetor, 2020 8:00 AM

  • 00

    Ditë

  • 00

    Orë

  • 00

    Minuta

  • 00

    Sekonda

Kjo është faqja zyrtare e “Vëllazëria Ungjillore E Shqipërisë”. “Vëllazëria Ungjillore e Shqipërisë” VUSH, është institucioni qe përfaqëson tërësinë e kishave, bashkimeve të kishave dhe organizatave Ungjillore në Shqipëri.Bashkësia Fetare “Vëllazëria Ungjillore e Shqipërisë” ka fituar personalitet juridik me vendimin nr. 73 datë 23.02.1995 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në përputhje me kushtet dhe procedurat e parashikuara me ligj. Me ligjin nr. 10394 dt. 10/03/2011 “Për Ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave dhe Bashkësisë Fetare “Vëllazëria Ungjillore e Shqipërisë”, VUSH ka marë statusin e Bashkësisë Fetare.

“Vëllazëria Ungjillore e Shqipërisë”, është anëtare e Aleancës Ungjillore Evropiane (European Evangelical Alliance) dhe anëtare  e Aleancës Ungjillore Botërore (World Evangelical Alliance). VUSH punon për forcimin e unitetit mes kishave, përfaqësimin me dinjitet të çdo Kishe ungjillore lokale në Shqipëri, përpara çdo institucioni, si dhe për të qenë promotor i ungjillizimit në vendin tonë!

Aktivitete

Akademia Solemne

Vëllazëria Ungjillore e Shqipërisë mori pjesë në aktivitetin “Faleminderit Shqipëri”, që u zhvillua në qytetin e Prishtinës së bashku me KPUK (Kisha Protestante Ungjillore e Kosovës).

READ MORE

Vizita pas tërmetit në fshatit Kuç

Po ndajme disa foto nga shërbesa me vizita pas tërmetit në fshatit Kuç, në shërbese me pastor Ermir Taja, GAIN Germany dhe zyrës së VUSH.

READ MORE

Krishtlindje 2019

Ndajmë me ju disa nga momentet e gëzimit të Krishtlindjes gjatë pritjes të organizuar nga Vëllazëria Ungjillore e Shqipërisë.

READ MORE

Video

A e dini pse po ndodh gjithçka? #VUSH #CFN

Një fjalë nga Kryetari

VUSH-i egziston per te siguruar nje platforme dhe nje ze te unifikuar kombetarisht qe t’i flase sa me efektivisht shoqerise Shqiptare nga kendveshtrimi i krishtere ungjillor. Kjo platforme kombetare eshte mundesuar nga bashkimi i kishave dhe organizatave kishtare me nje identitet te qarte si ungjillore edhe pse me larmi theksesh teologjike denominacionale.

Ky bashkim ungjillor, qe reflektohet edhe ne anetaresimin tone si bashkim kombetar ne nivelet Europiane dhe Boterore, eshte I fuqizuar nga Shpirti i Shenjte dhe bashkevepron per te perparuar Mbreterimin e Perendise ne gjithe boten permes predikimit te ungjillit te Krishtit dhe sherbimit transformues te cdo aleance kombetare ne kulturen e shoqerise se vet.

Historia e ketij bashkimi ungjillor Shqiptar qe prej 1892 fillon me kontributin e spikatur te ungjilloreve te pare te familjes Qiriazi, Gjerasim, Sevasti, Parashqevi dhe Gjergj Qiriazi, per gjuhen, arsimin dhe kulturen Shqiptare. Puna patriotike e ungjilloreve te pare qe perfshin edhe kontributin e perkthimit te pare te plote te bibles ne 1827 apo edhe punen e Konstandin Kristoforidhit ne kete kontekst pas mesit te viteve 1800, do te mbetet nje kontribut historik i patjetersueshem me vlerat me te mira per kombin, kulturen dhe shoqerine Shqiptare.

Vellazeria Ungjillore e Shqiperise eshte qysh nga fillimi edhe sot perfaqesuesja zyrtare e komunitetit ungjillor ne Shqiperi megjithese shumefishimi i kishave dhe organizatave ungjillore nuk kufizohet ne ndonje menyre nga anetaresimi ose jo ne kete bashkim nderdenominacional ungjillor. VUSH-i, duke mbetur i besueshem si nje zedhenes besnik i gjithe ngjilloreve ne Shqiperi, sherben si nje qender dinamike koordinimi burimesh fuqizuese dhe pajisese per te arritur nje sinergji me ndikimin me te madh strategjik ungjillor.

Ne si ungjillore mendojme globalisht sepse jemi te sinkronizuar me trupin nderkombetar te Krishtit por synojme te misherojme vlerat tona aty ku jetojme gjeografikisht dhe kulturalisht, prandaj permes aktiviteteve te gjithe faktoreve ungjillore synojme inkurajimin e mbjelljes dhe lulezimit te kishes lokale si komuniteti me terheqes ne cdo kend te Shqiperise dhe me gjere.

Qellimi I perbashket I anetareve te Komitetit Ekzekutiv eshte mbarevajtja e inkurajimit dhe koordinimit per mobilizimin e te gjitha perpjekjeve te ungjilloreve ne zbatim te vizionit qe Perendia I ka dhene VUSH-it.

Misioni yne mund te permblidhet me tre fjalet: Bashkim, Fuqizim, Perfaqesim!

Me mirenjohje per privilegjin e sherbimit ne VUSH,

Pastor Dr. Ylli H. Doci,
Kryetar i Vëllazërisë Ungjillore të Shqipërisë

POSTIMET

E FUNDIT

Në këtë hartë janë të gjitha adresat e Kishave Ungjillore në Shqipëri që lidhen me VUSH.

Galeria

Mund të vazhdoni duke dhënë donacione drejtpërdrejt në llogarinë tonë bankare ne Intesa San Paulo:

AL94208110080000001003131800 USD
AL40208110080000001003131802 LEK
AL83208110080000001003131804 EURO