
Vëllazëria Ungjillore e Shqipërisë ka vendosur të zhvillojë “Maratonën e Dhurimit të Gjakut”.
Jemi kontaktuar nga Banka e Gjakut disa herë dhe jemi informuar se nevoja për gjak për fëmijët
talasemikë është shumë e madhe. Në kontaktimet që kemi patur jemi njoftuar që banka e gjakut
në Lushnje është bosh, dhe kjo bankë gjaku, mbulon shumicën e fëmijëve talasemikë në
Shqipëri, të cilët kanë nevojë për transfuzion të plotë gjaku çdo 15 ditë. Dëshira jonë si
komunitet ungjillor ishte ta zhvillonim këtë nismë për Pashkë, por për shkak të pandemisë, nuk
e realizuam dot. Si Komitet Ekzekutiv, menduam ta nisim pas Pentekostit,
në datën 5 Qershor, dhe të zhvillojmë dhurimin një ditë në një qytet duke e mbyllur në datën
14 Qershor, Dita Botërore e Dhurimit të Gjakut.
Duam ta nisim këtë maratonë të dhurimit të gjakut, në Veri të Shqipërisë, me motrat dhe
vëllezërit në kishat atje dhe të përfundojmë në Jug.
“Maratona e Dhurimit te Gjakut”
Për këto datat :
5 Qershor, Shkodër, Ora 10:00, Kisha “Fjala e Krishtit” Rruga Kardinal Mikel Koliqi, ish-shkolla
Branko Kadija.
6 Qershor, Durrës, Ora 10:00, Kisha e Dishepujve, Lagja 16, Rruga Vangjel Gjoni.
8 Qershor, Korçë, Ora 10:00, Qëndra komunitare “Mercy House” Lagja 17, Rr. Ajet Gjindolli,
konvikti i ish-shkollës Bujqesore.
9 Qershor. Pogradec, Ora 10:00, Kisha e Bashkuar Metodiste, rruga 10 Dëshmoret e Pojskës
(Shëtitorja e qytetit).
10 Qershor, Fier, Ora 15:00-19:00, Kisha Ungjillore “Lajmi i Mire”, Rruga Petro Sota.
10 Qershor, Lushnjë, Ora 9:00-12:00, Kisha “Rruga e Paqes”.
11 Qershor, Berat, Ora 16:00, Kisha “Dishepujt e Jezusit”, lagja 10 Korriku, sheshi axhensia,
qënder Berat / Kisha Ungjillore “Uji I Gjalle” Lagja 30 Dhjetori, Rruga 5 Maji, pranë sigurimeve
Shoqërore, nr 2.
12 Qershor, Sarandë, Ora 10:00, Kisha Ungjillore Sarandë, Rruga Mitat Hoxha.
13 Qershor, Gjirokastër, Ora 10:00, Kisha Ungjillore Gjirokastër, Rruga Grigor Gjirokastriti,
Lagje Palorto/Granice.
14 Qershor, Tiranë, Ora 13:00, zyrat e “Vëllazeria Ungjillore e Shqipërisë”, Rruga Zenel
Baboci, nr 37, Tiranë.
Kush mund të dhurojë gjak! Disa informacione të rëndësishme:
Dhuruesit e gjakut duhet të plotësojnë patjetër këto kushte:
1. Mosha e dhuruesit të gjakut është 18 – 60 vjeç për dhuruesit që dhurojnë për herë të parë.
2. 65 vjeç për ata që kanë dhuruar njëherë në jetë.
3. Personat qe pijnë duhan nuk përbëjnë problem.
4. Alkooli gjithashtu.
5. Mjafton të mos jenë alkoolistë kronikë.
6. Nuk duhet të kenë marrë antibiotik, të paktën javën e fundit.
7. Jo vizitë tek dentisti javën e fundit.
8. Katër muajt e fundit nuk duhet të kenë kryer opercion, tatuazh, piercing.
9. Nuk duhet të kenë sëmundje zemre, mëlçie.
10. Nuk duhet të kenë kaluar Hepati B.
11. Mjekimet për tensionin nuk përbëjnë problem.
12. Diabetikët që përdorin insulinë nuk lejohen.
13. Edhe diabetikët me tableta, por që nuk e kanë stabël gliceminë nuk dhurojnë gjak.
14. Nuk duhet të kenë konsumuar kokainë të paktën 2 muaj dhe marjuanë të paktën 10 ditë.
Le ta konsiderojmë këtë kohë si një mundësi për të çmuar një jetë, për t'u dhënë fëmijëve
talasemikë një mundësi për të zgjatur jetën e tyre dhe të lutemi që të njohin dhënësin e
jetës!