Aleanca e Korçës

Raport mbi 3-mujorin e parë të vitit 2012

Mentor Rama, koordinatori i Aleancës Juglindore theksoi se në mbledhjen e rradhës u bë një pasqyrim i përmbledhur për vitin që lamë pas. Aty pjesëmarrësit folën për eksperiencat e ndryshme që patën gjatë atij viti, pa lënë mënjanë këtu edhe dëshmitë personale që u ndanë mes vëllezërve. Vizioni dhe dëshira e madhe e koordinatorëve të arrijnë për këtë vit është ndërtimi i marrëdhënieve midis anëtarëve dhe pastorëve të Aleancës. Pikërisht për t’i  dhënë jetë këtij vizioni koordinatorët mendojnë të zhvillojnë një konferencë që do të ketë si synim ndërtimin e marrëdhënies mes pjesëmarrësve. Përsa i përket lëvizjes kishëmbjellëse vlen të theksojmë dhe të përshëndesim punën që është bërë në Pogradec për hapjen e kishës dhe vazhdimi normal i punës atje. Z. Mentor Rama vlerëson si nevojë të Aleancës lutjen për të pasur një vizion të përbashkët mes pjesëmarrësve në të. Gjithashtu një nevojë materiale e tyre është pajisja me Bibla të plota falas për besimtarët si dhe të siguruarit për ta një sallë të re ku të zhvillojnë takimet.

Mentor Rama-Aleanca Juglindore

Mund të vazhdoni duke dhënë donacione drejtpërdrejt në llogarinë tonë bankare ne Intesa San Paulo:

AL94208110080000001003131800 USD
AL40208110080000001003131802 LEK
AL83208110080000001003131804 EURO