Aleanca e Elbasanit

Në mbledhjen e fundit të Aleancës koordinatori na bën me dije se është folur më shumë rreth aktivitetit që u zhvillua për Pashkë në këtë qytet. Kjo ngjarje e madhe për besimtarët ungjillorë u zhvillua me manifestime në sheshin kryesor të qytetit. Në atë takim pati një marsh ose një formë pelegrinazhi përgjatë rrugës kryesore me banderolën e Vëllazërisë Ungjillore deri ne shesh ku do të ishte destinacioni i fundit. Në takim nuk mungoi kurrsesi koha e adhurimit ku i ftuar ishte Sajmir Braho dhe për ndarjen e Fjalës pastor Hervin Fushëkati. Dhe pikërisht pjesëmarrësit në mbledhje diskutuan duke vlerësuar këtë takim. Gjithashtu një tjetër kohë diskutimi qe strategjia për të arritur një miqësi më të thellë mes pastorëve të të gjithë kishave lokale si dhe të nxitja për të ardhur pastorë të tjerë që nuk kanë një pjesëmarrje sistematike në mbledhjet e Aleancës. Të hënën e dt. 23/04 Aleanca do të ketë një takim me njerëzit që u fituan për Krishtin gjatë takimit të Pashkës. Strategjia që po ndiqet lidhur me rritjen e pjesëmarrjes në mbledhjet e saj shkon paralel me vizionin që vetë kjo Aleancë ka: pikërisht atë të unitetit mes kishave lokale dhe pastorëve. Takimet e Aleancës zhvillohen sistematikisht të premten e parë të çdo fillim muaji.

Nik Wakeley-Aleanca e Elbasanit

RAPORT MBI AKTIVITETIN E ALEANCES SE KRISHTERE

UNGJILLORE RAJONALE ELBASAN

Aleanca e Krishtere Ungjillore Rajonale Elbasan, ka ne perberjen e vet 14 kisha dhe organizate te krishtera. Nga Asambleja e kaluar dhe deri sot, Aleanca ka funksionuar shume mire. Ajo qe vihet re dhe eshte shume e prekeshme tani, eshte se pjesa me e madhe e Pastoreve dhe Drejtuesve marin pjese ne takime, ata kane gezim te mblidhen bashke dhe se puna e Mbreterise se Perendise, po ecen perpara. Uniteti, leviz krahun e Zotit.

A) Takimet e Pastoreve dhe Drejtuesve te kishave te Aleances.

Qe nga shtatori i kaluar, kur zhvilloi punimet Asambleja viti te kaluar e V.U.SH. – it e deri tani, takimet tona jane zhvilluar te rregullta, sipas planit strategjik vjetore qe ne kemi hartuar. Takimet tona mbahen 1 here ne muaj dhe ne pergjithesi pjesmarja ka qene relativisht e mire.Problemet qe trajtojme ne takimet tona, jane ato qe prekin punet per Mbreterine e Perendise, qe kjo pune te rritet dhe te jape fruta te qendrueshme.

Takimet tona, i organizojme ne kisha te ndryshme qe te kemi mundesine te shkojme ne cdo kishe, qe te jemi inkurajim dhe bekim per kishen ku shkojme.

B) Plani strategjik vjetore.

Nga eksperienca e viteve te kaluara, kemi vene re se takimet e Aleances, nuk kishin interesin dhe entuziazmin e duhur; kjo per shkak se agenda e takimeve nuk ishte ajo qe ne kishim nevoje qe te ishte. Ne disa raste kjo agende ishte bere me nxitim, here te tjera pastoreve nuk u ishte mare mendimi mbi agenden e takimit te rradhes dhe kjo kishte sjelle qe edhe vete koordinatori i Aleances shpesh te vihej ne siklet. Per kete arsye, biseduam per kete ceshtje ne Aleance dhe arritem ne perfundimin se ne kemi nevoje per nje plan strategjik vjetore per takimet tona. Ne 4 takime rradhe (pervec ceshtjeve te tjera), kemi vendosur prioritetet, kemi diskutuar ku duam te arrijme dhe cfar duam te bejme ne si Aleance. Dhe ne perfundim, arritem ne hartimin e nje plani te studiuar qe eshte nje baze e mire dhe nje orientim i qarte per aktivitetin e Aleances tone.

C) Tre dite agjerim dhe lutje

Ne fillimin e vitet 2010, ne ndjeme nevojen per te qendruar se bashku si pastore dhe drejtues te kishave te Aleances, ne 3 (tre) dite agjerim dhe lutje. Ne kishim nevoje te degjonim nga Perendia: per jeten tone, per kishen te ciles i sherbejme, si edhe per rajonin tone te Elbasanit. Ne dy ditet e para, cdo pastore dhe drejtues, agjeroi dhe u lut ne kishen e tij. Ne diten e trete 12 vete u mblodhem bashke ne Elbasan. Ne fillim ndame ate cfar Zoti kishte vendosur ne zemrat tona gjate 2 (dy) diteve te para.

Pastaj kemi kaluar rreth 4 (kater) ore ne adhurim dhe lutje. Ne kemi qene shume te prekur nga prezenca e madhe e Fryme se Shenjte ne mesin tone dhe cfar Zoti na ka dhene, ishte ne nje unitet ne mesin tone. Ne kuptuam se Zoti na kishte sjelle ne nje vend ku lidhja e zemrave me Jezusin dhe njeri-tjetrin ishte shume e dukshme. Ne kuptuam se pa thyerjen tone, pa dorzimin 100% tek Zoti, pa vdekjen e njeriut tone te vjeter ne ne, nuk do te vijne ato qe kemi kohe qe lutemi dhe presim.

Pastaj ne morem darken e Zotit me njeri-tjetrin dhe kishim nje kohe ku jemi lutur dhe kemi bekuar njeri-tjetrin. Ne perfundim ne thyem agjerimin, kemi ngrene se bashku, duke biseduar me shume gezim per miresine e Zotit dhe deshiren e madhe te Tij, per ta riperterire rajonin e Elbasanit me fuqine e Frymes se Shenjte.

D) Festa e Krishtlindjes

Me 20 dhjetore 2009, te gjitha kishat e Aleances tone u mblodhem se bashku ne kinemane Milenium, per te festuar Krishtlindjen. Kemi perjetuar nje atmosfere te bukur dhe gjithcka ishte pergatitur: pershendetja, adhurimi, kercimet, prezantimet me Power Point, fjala dhe gjithcka, ishte per ti dhene ndere dhe lavdi Qengjit qe vdiq dhe u ringjalle per ne, sepse na deshi.

E) Projekti i Ungjillizimit

Pervec projektit te ungjillizimit me ane te filmit “Magdalena e cliruar nga turpi” zhvilluar ne bashkepunim me I.J.R. Tirane (nje projekt mjaft i suksesshem), kete vit, aleanca jone planifikoje dhe zhvilloje nje projekt tjeter ungjillizimi me ane te “Bibla per futbolliste” me rastin e kampionatit boterore te futbollit organizuar ne Afriken e Jugut.

U perfshine ne kete projekt pothuaj te gjithe kishat e Aleances dhe se bashku kemi shperndare rreth 5 000 “Bibla per futbolliste”. Ne akoma nuk kemi patur mundesi te bisedojme per rezultatet e ketij projekti, por shume shpejt do ta bejme kete.

F) Takime te perbashketa dhe kohe miqesie me ciftet e Pastoreve

Gjate ketij viti ne kemi zhvilluar si Aleance edhe takime te perbashketa me besimtare te kishave te Aleances, si edhe takime lutjeje. Keto takime ne tregojne se vellazeria, ka gezim kur mblidhet bashke. Ndjehet nje prezence e fuqishme e Zotit, Fryma e Shenjte leviz me fuqi dhe ka mjaft manifestime te dhuntive te Frymes nga kjo kishe me e madhe. Gjithashtu keto takime ndikojne ne zhvillimin e mardhenieve mes besimtareve dhe forcimin e unitetit ne mes tyre. Jane kohe kur Zoti deshiron ta forcoje dhe ta bashkoje kishen e Tij.

G) Takimet e grave

Eshte shume inkurajuese t’i paraqesim vellazerise se cfar jane duke bere grate e Pastoreve dhe grate drejtuese te kishave te Aleances tone. Me poshte eshte paraqitur nje raport per punen e grave ne Aleancen e Elbasanit

KOORDINATORI I ALEANCES SE KRISHTERE UNGJILLORE

RAJONALE ELBASAN

ALI KURTI

Mund të vazhdoni duke dhënë donacione drejtpërdrejt në llogarinë tonë bankare ne Intesa San Paulo:

AL94208110080000001003131800 USD
AL40208110080000001003131802 LEK
AL83208110080000001003131804 EURO