Si të bëhemi anëtarë të VUSH?

Ne besojmë se është një bekim dhe privilegj statusi i anëtarit në VUSH. Por, në të njëjtën kohë është edhe një përgjegjësi shumë e madhe. Të gjitha Kishat dhe organizatat e krishtera Ungjillore kanë të drejtën të aplikojnë për t’u anëtarësuar në Bashkësinë fetare “VËLLAZËRIA UNGJILLORE E SHQIPËRISË”.

Ju mund të tërhiqni formularin e kërkesës për anëtarësim pranë zyrës VUSH ose duke klikuar tek:

Kerkeseper ANETARESIM

Konventae Lozanes

Marreveshja e Ratifikuar ne Parlament

STATUTI I VUSH

Deklarata e Besimit

Më poshtë do të gjeni kriteret për pranim:

1.     Të jetë një kishë ugjillore, bashkësi, grup kishash apo organizatë që ndodhet brenda Shqipërisë.

2.    Të jetë e regjistruar në Gjykatë sipas ligjit 8788 dt. 07.05.2001 “Për Organizatat Jofitimprurëse”

3.     Të jetë dakort me Statutin dhe Rregulloren e Brendshme të VUSH.

4.     Të jetë dakord me Konventën e Lozanës së vitit 1974.

5.     Të ketë 20 anëtarë të pagëzuar. Nëse nuk keni 20, atëherë mund të jeni anëtar korrespondent.

 

Dokumentat që duhet të dorëzohen në VUSH për tu anëtarësuar janë:

      1.     Kerkesa per anetaresim (Formulari i plotësuar prej jush)

2.     Vendimet e Gjykatës (fotokopje e panoterizuar)

3.     Statuti i Fondacionit, Qendrës ose Shoqatës (fotokopje e panoterizuar)

4.     Fotokopje Pasaporte ose karte identiteti të anëtarëve të Bordit të fondacionit/qendrës apo të anëtarëve të Asamblesë kur bëhet fjalë për shoqatat.

5.     Vendim Bordi i noterizuar ku shprehet vullneti për të qenë anëtar në VUSH dhe mandatimi i një përfaqësuesi për Asamblenë e Përgjithshme.

Në bazë të këtyre informacioneve, Komiteti Ekzekutiv do të marrë në konsideratë kërkesën tuaj dhe në bazë të vendimit të tyre për pranim, ju do të jeni një anëtar korrespondent deri në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme në të cilën Asambleja do të votojë për pranimin tuaj si anëtar me të drejta të plota.

 

Vëllazëria Ungjillore e Shqipërisë

Rruga Zenel Baboçi nr.37

Tirana, Albania

Telephone: (04) 234967   Cel: 0692065914

E-mail: vush@vush.org

Mund të vazhdoni duke dhënë donacione drejtpërdrejt në llogarinë tonë bankare ne Intesa San Paulo:

AL94208110080000001003131800 USD
AL40208110080000001003131802 LEK
AL83208110080000001003131804 EURO