
Politika e Mbrotjes është një dokument dhe një procedurë që një organizatë/kishë/kamp,qendër/komunitet, qendër/strehë rezidenciale duhet të ketë për të ndihmuar në para ndalimin e abuzimit të mundshëm të fëmijëve/të rriturve të cenueshëm, si dhe mbrojtjen e tyre.
Kjo politikë u zhvillua për të pajisur komunitetin fetar, konkretisht Kishën Ungjillore të Shqipërisë me një standard universal të parimeve që duhen mbajtur dhe zbatuar, kur flitet për sigurinë dhe mbrojtjen e fëmijëve dhe të rriturve të cenueshëm të cilëve ne u shërbejmë. Ky dokument është i pari në llojin e tij në Shqipëri dhe shërben jo vetëm për
të mbrojtur fëmijët, por edhe për të dhënë parime udhëzuese që do të mbrojnë stafin/vullnetarët, si edhe kishën/komunitetin fetar.
Për më shumë mund të shkarkoni Politiken e mbrojtjes së fëmijvë në dy gjuhët, Shqip dhe Anglisht: