Aleanca e Lushnjes

Raport mbi 3-mujorin e parë 2012

Aleanca e Lushnjes funksionon dhe zhvillon takimet rregullisht. Vëllezërit mblidhen së bashku me dëshirën për të çuar përpara vizionin që kanë lidhur me këtë Aleancë: atë të të pasurit një unitet të plotë në Frymë e në të vërtetë dhe bashkëpunim më të fortë me kishat lokale. Tema kryesore e diskutuar në mbledhjen e radhës ishte organizimi i njërit prej eventeve më të lavdishëm për të krishterët: festimi i Pashkës. Me rastin e kësaj feste Aleanca vendosi të bënte pritje për drejtuesit më të lartë vendorë të zonës duke shfrytëzuar kështu  edhe një herë tjetër mundësinë për t’u promovuar dhe njohur edhe përpara drejtuesve më të lartë të instancave shtetërore. Në lidhje me lëvizjen kishëmbjellëse  është për t’u përshëndetur ëndrra që drejtuesit e Aleancës kanë që: në 2020-tën të dyfishohet numri i kishave në çdo komunë  që ka një gjimnaz. Puna e mirë dhe e palodhur e njerëzve të vajosur nga Perëndia që merren me kultivimin e kishave të reja në zonat ku ato mungojnë, ka bërë që në fshatrat Krabian, Barbullinjë dhe Kolonjë të kenë marrë trajtën dhe formën e duhur kishat e reja. Gjithashtu, është duke u punuar në zonën e Bubullimës përmes një grupi të mirëstabilizuar aty që zhvillojnë studime të rregullta biblike me grupe te vogla. Pra, siç shihet të korrat janë të bollshme, mjafton që punëtorët gjithashtu të jenë të shumtë. Vetëkuptohet që nevojat e Aleancës janë lutjet për mbështetje nga ana e kishave të tjera që lexojnë këto lajme të mira si dhe nevojë për literatura falas.

Elke  Kaçi-koordinatore e Aleancës së Lushnjes

Mund të vazhdoni duke dhënë donacione drejtpërdrejt në llogarinë tonë bankare ne Intesa San Paulo:

AL94208110080000001003131800 USD
AL40208110080000001003131802 LEK
AL83208110080000001003131804 EURO