Komiteti Ekzekutiv i VUSH

Ergest Biti

Ergest Biti

Kryetari i Vëllazërisë Ungjillore të Shqipërisë

Pastor Ergest Biti eshte Kryetari i Vëllazërisë Ungjillore të Shqipërisë.  Ai është i martuar me Edlirën dhe kanë tre vajza: Amaris, Elia dhe Aria. Pastor Ergesti ka studiuar në degën e Ekonomikut dhe mban një Bachelor në Fiancë dhe Master Shkencor në Administrim. Ai gjithashtu ka studiuar teologji pranë Universitetit “Europian Nazaretas”. Ai është i shuguruar pranë Kishës së “Nazareasit” dhe prej 13 vitesh është pastori i kishës së “Nazaretasit” ne Tiranë. Prej vitit 2022 ai mban rolit e mbikqyresit (Peshkop) të kishës së “Nazaretasit”. Pastor Ergesti, ka shërbyer në disa role brënda dhe jashtë Shqipërisë në vitet e fundit. Ai ka shërbyer si anëtarë i Bordit të  Besuarve në Kolegjin “Europian Nazaretas” ku dhe është profesor i disa lëndëve, anëtar i Bordit Ekzekutiv të KNFSH, ka shërbyer 7 vite si Sekretar I Përgjithshëm i Vëllazërisë Ungjillore të Shqipërisë. Ai ka marrë pjesë në shumë tryeza teologjike, ka qënë folës në konferenca si edhe në shumë kisha në Evropë, Usa, Canada dhe më gjërë.

Alesio Sema

Alesio Sema

Sekretari i Përgjithshëm i Vëllazërisë Ungjillore të Shqipërisë

Alesio Sema shërben si Sekretari i Përgjithshëm i Vëllazërisë Ungjillore të Shqipërisë. Alesio ka shërbyer si menaxher i projekteve të Vëllazërisë Ungjillore të Shqipërisë për më shumë se dy vite. Alesio është i martuar me Juljanën dhe sëbashku shërbejnë si misionar me “Bashkësinë e Ungjillizimit të Fëmijëve”. Alesio është i përfshirë në shërbesa kombëtare dhe ndërkombëtare. Alesio ka studiuar informatikë të zbatuar tek Universiteti “Logos”. Alesio është i diplomuar me Summa Cum Laude në “Oxford Graduate School” në Tennessee me një master në Udhëheqsinë Organizative. Studimet Biblike i ka kryer tek “Instituti Biblik i Shqipërisë”. Alesio është anëtarë i bordit drejtues tek Këshilli Ndërfetar I Shqipërisë.

Aida Haxhillari

Aida Haxhillari

Zv. Sekretare në Vëllazërinë Ungjillore të Shqipërisë si dhe Drejtor Ekzekutiv në Fondacionin “New Life Churches Albania”

Aida Haxhillari shërben si Zv. Sekretare në Vëllazërinë Ungjillore të Shqipërisë si dhe Drejtor Ekzekutiv në Fondacionin “New Life Churches Albania”. Me një eksperiencë 28 vjeçare në shërbesë kombëtare dhe ndërkombëtare. Aida është diplomuar nga “Albanian University” dega Psikologji e Përgjithshme dhe ka kryer studime Teologjike në “Kolegjin Teologjik Ungjillor” Tiranë.

Erion Sylari

Erion Sylari

Zv. Kryetar në Vëllazërinë Ungjillore të Shqipërisë

Erion Sylari shërben Zv. Kryetar në Vëllazërinë Ungjillore të Shqipërisë, gjithashtu si pastor në qytetin e Lushnjes që prej 2003 dhe ka ngritur një shërbesë kishembjellje në disa qytete si Rrogozhinë, Kavajë dhe fshatra të ndryshme në rrethin e Lushnjes. Ai ka nje zemër në trajtimin dhe ngritjen e drejtuesve përmes seminareve dhe shkollës biblike "Fjala e Jetës" dhe delegimin e shërbesave dhe inkurajimin për të dhënë më të mirën në vëndet ku janë duke shërbyer këta njerëz. Ai ka mbaruar Fakultetin e Mjeksisë në Tiranë në vitin 2003 dhe ka punuar si Mjek për 13 vite. Gjatë viteve 2005 - 2013 ka qenë Drejtor në Qendrën Shëndetësore Grabian të Lushnjes. Erioni ka nje pasion për të parë fëmijët dhe të rinjtë të gjejnë identitetin e tyre në krijimtari dhe zhvillimin e karakterin të tyre në perspektivën biblike. Ai është i bekuar me gruan e tij, Entela dhe vajzën e tyre Destiny! Atij i pëlqejnë aventurat si ngjitjet në mal, eksplorimet, kampigjet. Hobi i tij është librat, footboll dhe lojerat indoor. Ai është koleksionues i pullave të postave.

Miranda Kadiu

Miranda Kadiu

Anëtare e Komitetit Ekzekutiv të Vëllazërisë Ungjillore të Shqipërisë

Miranda Kadiu shërben si anëtare e Komitetit Ekzekutiv të Vëllazërisë Ungjillore të Shqipërisë dhe si pjesë e skuadrës udhëhehëse, të Kishës “Lajmi i Mirë” Fier. Miranda është përfshirë si mësuese, në Kolegjin “Teologjik Ungjillor” dhe gjithashtu si folëse në Konferencat Grash dhe shërbesa të ndryshme kombëtare. Gjithashtu ka shërbyer si koordinatore në një sërë projektesh integruese në komunitetet rome në rrethin e Fierit. Miranda është diplomuar në MA në Gjeografi nga Universiteti i Tiranës. Ajo banon në Fier së bashku më bashkëshortin e saj Fatjonin, i cili shërben si pastor i Kishës “Lajmi i Mirë” Fier dhe tre fëmijët.

Edmond Palucaj

Edmond Palucaj

Anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Vëllazërisë Ungjillore të Shqipërisë

Edmond Palucaj shërben si anëtar i Komitetit ekzekutiv të Vellazerise Ungjillore Te Shqiperise. Ai është pastor i kishës Ungjillore “Lajmi I Mirë” në Lezhë që nga Viti 2001 dhe ka shërbyer si president i “Unionit Baptist” i Shqipërisë dhe aktualisht është Sekretar i përgjithshem i Unionit. Gjatë 10 viteve të fundit ka qenë pjesë e bordeve në organizata të ndryshme, gjithashtu ka punuar 7 vite si koordinator i përkushtimit të krishter në “World Vision” dega Lezhë. Edmondi ka mbaruar Institutin Biblik I Shqiperisë. Është i martuar me Jonilën dhe kanë dy djem. Banojnë dhe shërbejnë në qytetin e Lezhës.

Blerta Kamberi

Blerta Kamberi

Thesarmbajtëse e V.U.SH. dhe si Drejtuese e Shërbesës “CHE-AL(Community Health Education/Evangelism)” në Shqipëri

Blerta Kamberi shërben si Thesarmbajtëse e V.U.SH. dhe si Drejtuese e Shërbesës “CHE-AL(Community Health Education/Evangelism)” në Shqipëri. Blerta është e përfshirë në fuqizimin e Kishave Lokale për të qënë katalizator transformimi, në komunitetet e tyre për të arritur të humburit dhe në kishëmbjellje që prej vitit 2008 dhe në vazhdim. Blerta është diplomuar në Universitetin “Politeknik”, fakultetin e Inxhinjerisë së Ndërtimit si edhe në Universitetin e Tiranës, Fakultetin “Ekonimik” me MBA.