Në vitin 1979 Perëndia i kishte vendosur në zemër Najuas Shqipërinë. Nuk dinte asgje për Shqipërinë, as për rregjimin, as për besimin, as për kulturen por ishtë e qartë nga Zoti që ajo do të vinte në Shqipëri dhe filloi të lutej specifikisht për këtë vend. Në vitin 1984 shkoi tek pastori i Misionit Antiokia (atje ku Najua ka studiuar për misionin) dhe i tregoji për thirrjen e saj. Pastori menjëherë i tha që është e pamundur qe ti te hysh ne ate vend. Edhe nese arrin te futesh ti ke per te vdekur. Megjithate Najua me perulje i ka thene edhe njehere ‘’Kjo eshte thirrja ime’’. Atehere kane rene dakort, kane arritur te gjejne nje burse per te mesuar anglisht ne Angli. Hera e pare qe ajo ka hyre ne Shqiperi ishte viti 1986 me nje grup te krishteresh qe luteshin per Shqiperine. Nuk kishin mundesi per te vizituar shume vetem nje hotel dhe disa vende te caktuara te diktuara nga shteti. Me pas ajo e ka vizituar Shqiperine edhe here te tjera ne 87, 89, 90 dhe ne 15 prill te vitit 1991 ajo u vendos ketu per te qendruar deri ne diten ne te cilen nderroi jete.
Duke qene se ne Shqiperi nuk mund te hynte per shkak te regjimit, ne vitin 1987, pasi kishte mesuar Anglisht, u shperngul ne Prishtine qe ne ate kohe ishte pjese e Jugosllavise. Jetoi atje per te mesuar gjuhen, kulturen, gjithcka per Shqiperine dhe popullin shqiptare. Nga viti 1987-1991 (prill) ajo ka jetuar dhe punuar per te shpallur ungjillin ne Kosove, se bashku me john dhe Joe Millner
Ne prill te 91 u nis per nje udhetim 5 ditor, por qendroi ne Shqiperi per te mos u kthyer me. Banoi ne shtepine e nje mikes se saj, Lume Moraves, per 7 muaj, ajo gjeti mundesi te siguronte leje qendrimi dhe keshtu u zhvendos ne Tirane.
Fillimi i sherbeses ishte i veshtire, por serish ajo filloi te vizitonte njerez ne shtepi, per te krijuar shoqeri ne rruge, duke i treguar Krishtin.
Ne prill 15 persona pranuan Zotin si shpetimtarin e tyre. Shumica prej tyre jane ende ne besim dhe vahdojne t’i sherbejne Zotit.
Ajo vazhdoi predikimin e ungjillit dhe bashkepunoi me John Quanrud per mbjelljen e Kishes Emanuel ne Tirane. Gjithashtu Najua ndihmoi ne themelimin e AEP dhe rifillim e VUSH, ndersa punonte afer me John Quanrud.
Ne vitin 1992 Najua vjen ne Kamez dhe fillon sherbesen ne oborrin e motres se Lume Moraves ku vinin shume shume femije. Keshtu filloi mbjellja e kishes Emanuel ne Kamez.
Ne vitin 1997-98 filloi kishembjelljen ne Valias nje vend prane Kamzes.
Gjate krizes se 97 qendroi prane besimtareve, megjithese iu be thirrje per tu larguar nga vendi.
Sherbeu gjate krizes se Kosoves ne kampet, sidomos tek stadiumi Dinamo.
Jeta e saj ishte plotesisht ne sherbim te Krishtit. Ajo Mendonte vazhdimisht per misionin dhe per shpalljen e ungjillit.
Nisja e kishave te reja ishte ne zemren e saj. Kohet e fundit, pervec sherbeses ne Kamez, ajo po ndihmonte ne kishembjelljen e Rreshenit. Nazho ishte vertete nje shembull i per tu ndjekur ne mneyren se si i sherbente Krishtitt dhe se si mund te ishte nje drite per Krishtin.