
Në këtë ditë të veçantë të festimit të Pashkës, drejtuesit e VUSH-it vendosën të ofronin drekën për të gjithë ata që janë në vijën e parë të luftës në Spitalin Infektiv, mjekët, infermierët, sanitarët. Sekretari i Përgjithshëm, pastor Ergest Biti, ka dhuruar drekën tradicionale të Pashkës në ambjentet e këtij spitali. Kjo është koha, që ne si të krishterë, kemi marrë dhuratën më të çmuar, përmes varrit bosh, Shpresën dhe Lirinë përmes ringjalljes së Zotit tonë Jezus. Prandaj edhe ne duam të dhurojmë, për të lehtësuar sadopak situatën e mjekëve, këtyre heronjve të ditëve të fundit në luftën kundër COVID – 19.
Pse Pashka, cili është kuptimi i saj ?
Varri është bosh!
Luka 24:5-6 “Pse e kërkoni të gjallin midis të vdekurve? Ai nuk është këtu, por është ringjallur;
Çfarë do të thotë për ne varri bosh?
Varri bosh na heq ne dyshimet se :
1. Jezus Krishti vërtet është Ai që thotë se ishte.
—”…Ai ishte Biri i Perëndisë me anë të fuqisë së ringjalljes prej së vdekurish. Kjo na tregon ne, se fjalët e Tij janë të vërteta, kur Ai tha se “do ta shkatërrj tempullin dhe Unë do ta rindërtoj atë për tre ditë. Pra, Ai këtu fliste për jetën e Tij.
2. Akoma më shumë, varri bosh na tregon ne se Perëndia e pranoi sakrificën e Birit të Tij, për ty dhe për mua. Pali tha, “Nëse Krishti nuk do të ishte ringjallur, atëherë besimin ynë do të ishte i kotë, sepse ju jeni akoma në mëkat. Por, Krishti është ringallur! Ai u ringjall prej së vdekurish për mëkatet tona, dhe u ngrit prej së vdekurish për shpëtimin tonë. Ai e dinte që kjo ishte mënyra e vetme për ne, për të shkuar përpara Atit, Perëndisë.
3. Dhe për shkak se ne jemi falur për hir të Krishtit, Ai thotë “ sepse Unë jetoj, edhe ti jeton.” Ai ka për ne dhuratën e sigurt, premtimin e jetës së përjetshme. Sepse Perëndia aq shumë e deshi botën, sa dha Birin e Tij të vetëmlindur, që kushdo që beson në Të, të mos humbasë, por të ketë jetë të Përjetshme.
“ Jezus Krishti e mundi vdekjen. Për shkak të varrit bosh, të gjithë, me anë të besimit, do të jetojmë gjithmonë në përjetësi.
GËZUAR PASHKËN, ZOTIN TONË TË GJALLË!