Aleanca e Veriut

Pastorët e Aleancës së Veriut janë mbledhur për të zhvilluar mbledhjen e radhës me dëshirën për të çuar përpara atë që Perëndia ka vendosur si përgjegjësi në zemrat e tyre. Fokusi i kësaj here ishte së pari arritja e unitetit  dhe rritja e bashkëpunimit mes kishave lokale të zonës brenda kësaj Aleance si dhe strategjia që duhet të ndjekë vetë Aleanca për arritjen e këtij synimi.  Koordinatori i Aleancës së Veriut na tregon se në këtë mbledhje pati edhe një kohë miqësie që vëllezërit kaluan së bashku, për të cilën besojmë se është një fillim i mbarë i plotësimit të objektivit të tyre, pasi çdo bashkëpunim do të vinte në radhë të parë nga një njohje më e thellë e vetë pastorëve me njëri- tjetrin.

Edmond Paluca- Koordinator i A. së Veriut