
NJË DITË ME DY NGJARJE TË RËNDËSISHME…14 Nëntori.
Vëllezër dhe motra, sot kemi privilegjin e madh të përkujtojmë themelimin e Vëllazërisë Ungjillore në plot 127 vjetorin e krijimit të saj! Urime.
Gjithashtu në këtë ditë është edhe dita e cila duhet të jetë e paharruar për kombin Shqiptar. Është 111 vjetori i Kongresit të Manastirit apo siç quhet ndryshe Kongresi i Alfabetit i cili u mbajt në datat 14-22 Nëntor 1908 në Manastir. Në këto dy ngjarje ishin Protestantët të cilët i dhanë dhe i shtuan vlerat kombit tonë.
Mirënjohje dhe përulje përpara të gjithë brezave që kanë kontribuar duke vendosur një “gur” në këtë vend të bekuar.