Duke vizituar dy nga zonat më të demtuara nga termeti (edhe pse sapo u ndje një tërmet tjetër) dhe mësuam që ka mbi 20 vdekje. Shume godina kanë dëmtime të medha të dukshme, dhe të pakten 5 ishin të rrënuara plotësisht. Takova një baba që nuk ishte i lumtur që ishte i gjalle sepse bashkëshortja e tij dhe djali 18 vjeçar janë akoma nën rrënoja. Ndërsa po ecja drejt vendngjarjes, një kushërirë e imja u afrua dhe më tregoi që mbesa e saj (vajza e vëllait) e cila ishte dërguar në spital e gjallë së bashku me bashkëshortin, por vjaza 5 vjeçare dhe vjehrra e saj, gjyshja së bashku me mbesen janë akoma të papërgjegjshme. Së bashku me Sekretarin e Vëllazërisë Ungjillore të Shqipërise vizituam pastorin dhe u lutem së bashku që të vazhdojmë të jemi sytë e Perëndisë, duart dhe këmbët në lagjet e tyre. Kemi dërguar disa pako me pajisje të ndryshme emergjente në një qendër mjekësore afër zonave të prekura, por në do të dime më shumë detaje në orët dhe ditët në vijim ndërsa forcat e emergjencës nga qeveria dhe nga forca e ndihmës, kishat tona do të marrin më shumë informacion.