DUAJ ZOTIN. DUAJ TË TJETRËT.
Udheheqësit e kishës dhe të komunitetit Ungjillor në Shqipëri po bashkohen për të shpërndarë shpresën e Jezu Krishtit përmes një aktiviteti këtë verë. Pas suksesit të Tirana Fest 2012, kisha lokale ka ftuar sërish shërbesën Palau për të bashkëpunuar me ta në organizimin e një ngjarjeje rajonale që do të jetë ndryshe nga çdo gjë që Shqipëria ka parë në një dekadë.
Para verës 2025, mijëra besimtarë nga e gjithë rajoni do të trajnohen për të shpërndarë me besim Ungjillin me miqtë dhe familjen e tyre. Kishat dhe ekipet do të mobilizohen për të krijuar ngjarje të veçanta për gratë, liderët e biznesit, të burgosurit dhe shumë më tepër.
Aktiviteti do të kulmojë me një festival falas për familjen që do të ofrojë sporte ekstreme, muzikë LIVE dhe një mesazh nga Andrew Palau. Së bashku, mund të sjellim dashurinë e Jezu Krishtit në Tiranë.
Kjo është faqja zyrtare e “Vëllazëria Ungjillore E Shqipërisë”. “Vëllazëria Ungjillore e Shqipërisë” VUSH, është institucioni qe përfaqëson tërësinë e kishave, bashkimeve të kishave dhe organizatave Ungjillore në Shqipëri.Bashkësia Fetare “Vëllazëria Ungjillore e Shqipërisë” ka fituar personalitet juridik me vendimin nr. 73 datë 23.02.1995 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në përputhje me kushtet dhe procedurat e parashikuara me ligj. Me ligjin nr. 10394 dt. 10/03/2011 “Për Ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave dhe Bashkësisë Fetare “Vëllazëria Ungjillore e Shqipërisë”, VUSH ka marë statusin e Bashkësisë Fetare.
“Vëllazëria Ungjillore e Shqipërisë”, është anëtare e Aleancës Ungjillore Evropiane (European Evangelical Alliance) dhe anëtare e Aleancës Ungjillore Botërore (World Evangelical Alliance). VUSH punon për forcimin e unitetit mes kishave, përfaqësimin me dinjitet të çdo Kishe ungjillore lokale në Shqipëri, përpara çdo institucioni, si dhe për të qenë promotor i ungjillizimit në vendin tonë!