
(Pershendetja e Kryetarit VUSH me rastin e 30 Vjetorit te Perteritjes Ungjillore Shqiptare 14 Nentor 2021)
Miremengjes Tirane! Miremengjes Shqiperi! Gezuar 30 vjet liri besimi o kisha ungjillore e Shqiperise.
Para 30 vjetesh nuk kishte Kishe Ungjillore pas shkaterrimit qe solli Komunizmi per besimin gjate me shume se 30 vjeteve te rregjimit te tyre. Por 30 vjet me pare ne kete shesh me lirine erdhi edhe predikimi i ungjillit dhe ju jeni perfaqesuesit e Kishes Ungjillore te Shqiperise te dhjetra mijeve besimtare nga gjithe Shqiperia.
30 vjet me pare une ne kete shesh isha aty ku jeni ju dhe tallesha me ata qe besonin ungjillin por sot une deklaroj Krishtin Zot pikerisht nga kjo skene ku mu predikua ungjilli se pari.
Kam dashur prej shume kohesh te festojme kete pervjetor te lirise ne kete shesh dhe jam i lumtur qe jemi sot ketu, por me duhet te rrefej dicka: une u luta per shi dhe prandaj mora edhe cadrren me vete sot.
Mesazhi im sot lidhet edhe me motin: mesazhi im sot per ju eshte “Gezuar lirine e besimit” dhe ambienti i shprehjes se lire te besimit eshte si dita me diell por “shiu dhe dimri” po vjen.
E degjoni kete gjenerator? Operacionimi Shperndares i Energjise Elektrike nuk ka arritur dot te mbuloje as deri tek gjysma e sheshit ku jemi ne. Ky eshte sheshi kombetar i shqiptareve, sheshi i pare i kombit, e megjithese ne kemi leje ligjore nga bashkia ky shesh nuk mbulohet me drite. OSHE! Ju mund te mendoni se une e kam fjalen per Operatorin Shperndares te Energjise Elektrike, por une po them: O Shqiptare a E shihni Erresiren?
Ne fakt e vetmja liri e vertete eshte liria qe sjell Jezusi ne zemren e besimtarit. “Biri te ben vertet te lire” dhe aty ku eshte Shpirti i Krishtit eshte liria prandaj kjo eshte liria e besimit qe ia vlen se pari. Per kete liri qe sjell ungjilli flasim sot dhe degjojeni kur te flase pastor Paulini per ungjillin sepse thirrja e ungjillit eshte thirrje nga Perendia. Vetem Perendia sjell lirine ne zemer dhe vetem ai njeri qe ka Perendine ne Krishtin eshte vertet i lire.
Thirrja eshte te jetojme si njerez te lire edhe kur vjen erresira ashtu si Skenderbeu yne luftoi kunder erresires ne kohen e tij ashtu dhe ne tani na duhet te luftojme ne erresires e kohes tone rrethuar nga erresira e korrupsionit te formave te ndryshme.
Ju mund te mendoni qe ky nuk qenka nje mesazh i mire por une do ta mbyll me fjalet e bibles qe jane me te mira se fjalet e mia:
Romaket 8:27-38 “
“Ne e dimë se Perëndia bën që të gjitha gjërat të bashkëveprojnë për mirë për ata që e duan atë dhe që janë thirrur sipas qëllimit të tij. Sepse Perëndia i njihte ata që më përpara dhe i paracaktoi për t’u bërë të ngjashëm me shëmbëllimin e Birit të tij, në mënyrë që Biri të jetë i parëlinduri mes shumë vëllezërve. Ata që i paracaktoi, edhe i thirri; ata që i thirri, edhe i bëri të drejtë; ata që i bëri të drejtë, edhe i përlëvdoi. Ç’të themi, pra, për këto gjëra? Nëse Perëndia është me ne, kush mund të jetë kundër nesh? Ai që vërtetë nuk e kurseu Birin e vet, por e dha për ne të gjithë, a nuk do të na dhurojë bashkë me të edhe çdo gjë tjetër? Kush do t’i padisë të zgjedhurit e Perëndisë? Askush, sepse Perëndia është ai që i bën të drejtë. Kush është ai që do t’i dënojë? Askush, sepse Krishti Jezu është ai që vdiq, e për më tepër është ai që u ngjall. Është ai që rri në të djathtë të Perëndisë dhe ndërmjetëson për ne. Kush do të na ndajë nga dashuria e Krishtit? Mos vallë pikëllimi a hidhërimi, përndjekja a uria, të zhveshurit a rreziku apo shpata? Sikurse thotë Shkrimi i shenjtë: Për ty po na vrasin tërë ditën, e na trajtojnë si dele për t’u therur. Por në të gjitha këto gjëra ne dalim më shumë se fitimtarë me anë të atij që na deshi. Unë jam i bindur se as vdekja, as jeta, as engjëjt, as sundimtarët, as gjërat e tashme, as ato që po vijnë, as pushtetet, as forcat qiellore, as forcat e botës së nëndheshme, as ndonjë krijesë tjetër nuk do të mund të na ndajnë nga dashuria e Perëndisë, që u tregua përmes Krishtit Jezu, Zotit tonë.”
Zoti ju bekofte!