Akademia Solemne Faleminderit Shqipëri

Vëllazëria Ungjillore e Shqipërisë mori pjesë në aktivitetin “Faleminderit Shqipëri”, që u zhvillua në qytetin e Prishtinës së bashku me KPUK (Kisha Protestante Ungjillore e Kosovës). Ky aktivitet u mbajt me rastin e 21-vjetorit të ndihmesës që Shqipëria ka dhënë gjatë Luftës së Kosovës. Ata shprehën falenderime dhe mirënjohje ndaj shqiptarëve dhe Shqipërisë, për solidaritetin, mikpritjen dhe dashurinë vëllazërore që kanë ofruar gjatë asaj kohe.

Në këtë aktivitet ku morën pjesë figura të larta të shtetit Shqiptar dhe të shtetit të Kosovës, Sekretari i Përgjithshëm i Vëllazërisë Ungjillore, Pastor Ergest Biti, gjatë fjalës së tij përshëndetëse, ndau me pjesëmarrësit punën e madhe që Vëllazëria Ungjillore në atë kohë ka bërë. Shprehu mirënjohje për të gjithë ata që kanë bashkëpunuar apo ndihmuar nëpërmjet VUSH gjatë asaj kohe të vështirë dhe të dhimbshme.

Mund të vazhdoni duke dhënë donacione drejtpërdrejt në llogarinë tonë bankare ne Intesa San Paulo:

AL94208110080000001003131800 USD
AL40208110080000001003131802 LEK
AL83208110080000001003131804 EURO