Vellazeria Ungjillore e Shqiperise VUSH
  • Kryesore
  • Rreth Nesh
    • KUSH ËSHTË VUSH?
    • Si të bëhemi anëtarë të VUSH?
    • Kontakt
  • Të Reja
  • Aleanca Rajonale
  • Downloads
  • Libra
  • Galeria
  • Store
Kryesore Rreth Nesh KUSH ËSHTË VUSH? Si të bëhemi anëtarë të VUSH? Kontakt Të Reja Aleanca Rajonale Downloads Libra Galeria Store
Vellazeria Ungjillore e Shqiperise VUSH
  • Kryesore
  • Rreth Nesh
    • KUSH ËSHTË VUSH?
    • Si të bëhemi anëtarë të VUSH?
    • Kontakt
  • Të Reja
  • Aleanca Rajonale
  • Downloads
  • Libra
  • Galeria
  • Store

Familja Qiriazi “Nderi i Kombit”

Home Te reja Familja Qiriazi “Nderi i Kombit”
24
Jul
2017
No Comment

Presidenti Nishani i akordon familjes Qiriazi, themeluese të VUSH,  medaljen presidenciale “Nderi i Kombit’.

Më dt. 11. 07. 2017 në mjediset e Presidencës së Republikës së Shqipërisë, në prani të familjarëve e studiuesve si dhe drejtuesve ungjillorë në Shqipëri, në një ceremoni rasti, Presidenti i Republikës së Shqipërisë Z. Bujar Nishani i akordoi çmimin “Nderi i Kombit” pas vdekjes, familjes që themeloi më 14 nëntor 1892 Vëllazërinë Ungjillore të Shqipërisë,  vëllezërve Gjerasim e  Gjergj Qiriazi, motrave Sevasti e Parashqevi, si dhe dhëndrit të kësaj familjeje, Z. Kristo Dako.

Familja Qiriazi ka shërbyer si një pishtar që besnikërisht, përmes ndikimit të Ungjillit, ka reflektuar dritën e dijes në kombin shqiptar përgjatë periudhës së Rilindjes. Kjo familje ka qenë simbol i përhapjes së dijes e kulturës, qytetarisë dhe trashëgimisë së vlerave autoktone shqiptare. Jemi plot gëzim të dëshmojmë vlerësimin kombëtar që i akordohet familjes, themeluese të VUSH.

 

 

 

 

 

Në dekretin nr. 10565 jepet motivacioni i Presidentit, si vijon:

“Për kontributin e shquar intelektual dhe atdhetar brenda dhe jashtë trojeve shqiptare për rilindjen, zhvillimin dhe mabrëvajtjen e arsimit tonë kombëtar. Për organizimin dhe pjesëmarrjen aktive në Kongresin e Manastirit, ngritjen e institucionit të parë arsimor femëror,  shkollës së vashave”Qiriazi”, krijimin e shoqatave atdhetare-kulturore shqiptare, botimin e Abetares së Parë, periodikëve arsimorë dhe librave historikë”.

 

Relatived Posts
Komiteti i Ri Ekzekutiv ( 7 Jun,2016 )
www.vush.org ( 15 Apr,2010 )
Fjalimi i Presidentit te VUSH ne funeralin e pastor Dritan Prroj ( 15 Apr,2014 )
Të vërtetat e pathëna mbi legalizimin/dekriminalizimin e prostitucionit. ( 15 Apr,2014 )
Histori e shkurtër e Kishës Ungjillore (Protestante) në Shqipëri ( 15 Apr,2014 )
Kontaktoni me zyren VUSH/ Contact EAA office: Tel: 00355 4 2234967 Mob: 00355 6920 65914 E-mail: vush@vush.org
rss facebook