Aleanca e Tiranës

Aleanca e Tiranës e mbledhur me dt. 29/05/2012

Në mbledhjen e radhës Aleanca e Tiranës ka diskutuar rreth  mobilizimit të kishave pjesëmarrëse në eventin më të afërt të madh që do të organizohet: TIRANAFEST 2012.  Më dt . 29 qershor në Pallatin e Kongreseve do të zhvillohet takimi që do të çelë dhe lançojë hapjen e “stinës së shërbesës”.  Koha e verës deri në shtator  do të jetë edhe koha që përkon me “stinën e shërbesës” e cila është një iniciativë që fton kishën e Tiranës, Durrësit dhe Elbasanit të bëjë atë që në fakt bën zakonisht, por këtë herë le të themi më e fokusuar në shërbesën e  ungjillizimit. Kishat ftohen të ndërmarrin aktivitete që i shërbejnë kësaj kohe, por pse jo edhe mund të kenë bashkëpunime me njëra- tjetrën. Qëllimi kryesor i “stinës së shërbesës’ 2012 është të bekojë qytetin me vepra që  dëshmojnë  për akte qytetarie, solidarizimi dhe fryte të një besimi të drejtë. Rreth programit të TIRANAFEST 2012 koordinatori i Aleancës na bën të ditur se do të ketë një kohë adhurimi nën drejtimin e Saimir Brahos, si dhe një fjalë të shkurtër që do të jetë nga  një pastor që është staf i shërbesës së ungjilltarit të Luis Palau i cili mendohet të ndajë zemrën për “stinën e shërbesës” . Ndërkaq pjesë e këtij takimi të madh me besimtarë nga  qytetet e sipërpërmendura, mund të jenë edhe video që tregojnë për jetën e shërbesës në kisha të ndryshme. E gjithë kjo kohë përkushtimi më pas do të celebrohet në shtator edhe me pjesëmarrjen e veçantë të ungjilltarit të njohur Luis Palau. 

Ilir Mitrushi- koordinator i Aleancës së Tiranës